Kastrioti konfirmon tre titullarë, buzëqesh Ramadan Ndreu

schedule13:15 - 14 Gusht, 2020

schedule 13:15 - 14 Gusht, 2020

Kastrioti ka nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik dhe drejtuesit e klubit krutan po punojnë për ta përforcuar skuadrën me elementë cilësorë, që të mos rikthehet në Kategorinë e Parë menjëherë.

Veç afrimeve, është menduar edhe për rinovimet me lojtarët kryesorë të sezonin të shkuar. Kapiteni Emiljano Çela, si dhe Lukman Husen dhe Rei Nuriu do të jenë pjesë e Kastriotit edhe në Superiore.

Klubi krutan ka dalë edhe me një njoftim për këtë, teksa shkruan: “Emiliano Çela, Lukman Husein dhe Rei Nuriu, rinovojnë me Kastriotin edhe për sezonin në vazhdim. Ju urojmë suksese me fanellën tonë”. Tani trajneri Ramadan Ndreu pret përforcime të rëndësishme, veç rinovimeve. /abcnews.al