Kastrioti ndodhet në fundin e tabelës së klasifikimit me vetëm 5 pikë në 10 javë të luajtura.
Një paraqitje shumë e dobët e treguar nga krutanët të cilët po vuajnë edhe mungesën e rezultateve.
Në javën e 11-të të kategorisë superiore, Kastrioti do të përballet me Kukësin në stadiumin e Kamzës ditën e shtunë, ora 13:45.
Për këtë përballje do të mungojnë 4 lojtarë dhe trajnerit Ramadan Ndreut i duhet të bëjë pa lojtarët si Eneid Kodra, i cili do të mungojë për shkak kartonësh, ndërsa 3 mungesa të tjera janë Joan Çela dhe Enes Isufi që praktikisht për shkak të operacioneve që kanë bërë kanë mbyllë vitin 2021, ndërsa shqetësuese është gjendja e Gergic, i cili vijon të jetë në Kroaci nga ku vazhdon rikuperimin e tij.
Lajm i mirë për teknikun e krutanëve është kthimi nga pezullimi i futbollistit Bekim Dida, i cili do luajë kundër ish skuadrës së tij, Kukësit. /f.a/abcnews.al