Kastrioti e Besëlidhja nuk falin, Burreli i tregon forcën Erzenit

schedule15:05 - 25 Janar, 2020

schedule 15:05 - 25 Janar, 2020

Kastrioti vijon të fitojë dhe kryeson i qetë në grupin A të Kategorisë së Parë. Krutanët mposhtën me rezultatin e ngushtë 0-1 Tërbunin në stadiumin “Ismail Xhemali”. Ndeshjen e vendosi një pukjan, Taulant Marku, i cili luan me Kastriotin dhe i dha një fitore me vlera skuadrës së tij.

Besëlidhja i është kundërpërgjigjur krutanëve, pas edhe ata kanë fituar në trasnfertë. Lezhjanët ia dolën të merrnin pikët e plota në Shkodër kundër Veleçikut. Që në 30 minutat e para të lojës shënoi mbrojtësi Klejdi Dibra dhe deri në fund skuadra e Elvis Plorit e ruajti epërsinë.

Stavri Nica nuk e ka nisur mirë në krye të Erzenit, që u mposht në një fushë të vështirë si ajo e Burrelit. Matjanët e nisën me dy gola të shpejte, teksa fillimisht shënoi Gëzim Hyska dhe më pas Ditmir Beci. Lajthia hapi takimin në pjesën e dytë, por shijakasit nuk mundën dot ta shmangnin humbjen. /abcnews.al

KATEGORIA E PARË – JAVA E 13

GRUPI A
Tërbuni-Kastrioti 0-1
Shënues
: Marku 13′

Veleçiku-Besëlidhja 0-1
Shënues:
Dibra 30′

Burreli-Erzeni 2-1
SHënues:
Hyska 12′, Beci 30′ / Lajthia 60′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!