Pas plot 4 javëve “vuajtje”, ku arritën të siguronin 3 barazime dhe 1 humbje, “krutanët” e Kastriotit kanë arritur të sigurojnë fitoren e parë të sezonit, në këtë edicion të Kategorisë së Parë, teksa mesditën e kësaj të mërkure mposhtën Luzin me rezultatin minimal, 1 me 0.
Goli i vetëm i sfidës erdhi në fillimin e pjesës së dytë, ku në minutën e 49’-të, anësori 23-vjeçar i sulmit, Joan Çela godet bukur topin, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij, avantazh që u ruajt deri në fundin e lojës.
Me këtë fitore, Kastrioti ngjitet në vendin e 6-të në renditje me 6 pikë, nga 5 javët e para të kampionatit, ndërsa skuadrë e Luzit mbetet në vendin e parafundit të renditjes, me vetëm 2 pikë, në 5 ndeshjet e zhvilluara. /i.m /abcnews.al