Kastrioti ka kompletuar portën, pasi ditën e sotme ka zyrtarizuar Alesio Abibin. Klubi krutan kishte nisur bisedimet prej ditësh me portierin që në të shkuarën ka luajtur edhe me Tiranën në Superiore.
Kishin mbetur disa detaje të kontratës dhe marrëveshja vonoi, por sot gjithçka është mbyllur me sukses dhe Kastrioti ka dalë me njoftim në rrjetet sociale.
“Alesio Abibi është afrimi më i ri i Kastriotit. Portieri 23-vjeçar, ka firmosur ditën e sotme një kontratë që e bën pjesë të Kastriotit për sezonin në vazhdim. Abibi ka luajtur edhe më parë në Superiore, pasi ka qenë pjesë e Tiranës, ndërsa sezonin e fundit u aktivizua me Avellino në Seria C në Itali”, shkruhet në njoftimin e klubit krutan. /abcnews.al