Kastrioti dhe Erzeni ndahen në paqe, shijakasit shpërdoruan avantazhin

schedule15:00 - 7 Shkurt, 2023

schedule 15:00 - 7 Shkurt, 2023

Kastrioti ka arritur të marrë një barazim ditën e sotme përballë Erzenit.

Shijakasit ishin të parët që kaluan në avantazh në minutën e 5-të të lojës me anë të Asanit. Kastrioti befasohet përsëri në minutën e 34-të, pasi Kapllani dyfishon shifrat, duke dërguar kështu të dyja skuadrat me rezultatin 0-2 në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë ishte e vrenjtur për shijakasit, pasi në minutën e 59-të, Stojanovic shënon golin e parë për krutanët pas një goditje dënimi, duke ngushtuar kështu rezultatin. Kastrioti gjeti forcën dhe arrinë pas pesë minutash të shënojë përsëri me anë të Grecës në minutën e 64-të dhe barazoi shifrat. Një gabim i mbrojtjes së Erzeni solli baraspeshën , pasi Enk nuk kuptohet mirë me Xhikën dhe Greca përfitoi nga kjo mundësi, i cili me portën e boshatisur nuk e kishte të vështirë për të shënuar.

Erzeni me këtë barazim rënditen në vendin e tretë me 30 pikë, ndërsa Kastrioti në vendin e fundit me 20 pikë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!