“Kastriot Reçi nuk dilte”, Artan Hoxha: Snajperi prodhim italian, është përdorur në luftën e Kosovës

schedule23:00 - 9 Janar, 2020

schedule 23:00 - 9 Janar, 2020

Gazetari i Abc News, Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja për ekzekutimin e biznesmenit Kastriot Reçi në Rreshen.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se arma e përdorur nga vrasësi për të ekzekutuar Reçin është prodhim italian dhe është përdorur gjatë luftës së Kosovës.

“Kjo lloj arme nuk është e fiksuar sipër është prodhim italian. Kjo lloj arme është përdorur në luftën Kosovës dhe nuk ka rëndësi sa kushton kjo, por se kush e përdor atë. Vrasje e ngjashme e tillë është më 3 dhjetor të vitit 2000 është vrarë Ylli Haklaj në një distancë në 250 metra, me një të shtënë”, tha Hoxha.

Sa i përket viktimës, gazetari investigativ thotë se prej kohësh ruhej dhe kishte lëvizje të pakta.

“Kastriot Reçi nuk dilte, deri para vitit të ri nuk dilte. Ky ka pas dhe vilën e vet që në një farë mënyre kontrollonte dhe nuk dilte. Shiko dhe këndin nga hyn ai aty është e mbuluar zona, ai ka rreth shoqëror dhe farefisnor shumë të madh dhe ruhej dhe e dinte shumë mirë që ishte objektiv goditje dhe mesa duket që ata që kanë bërë planin e dinin që nga afër nuk mund të afroheshin fare pasi mund të dëmtoheshin edhe vet. I gjithë cikli i vrasjeve, është vrarë Gasperi, vëllai i këtij në Romë dhe nuk e kanë gjetur dot italianët, i është vrarë nipi atij tjetrit në Belgjikë dhe nuk e kanë gjetur belgët. E kupton se në çfarë situate je, e ta gjejmë ne. Nuk është hakmarrje e thjeshtë ajo. I kishte tërhequr vëmendje policisë, por nuk ka çfarë i bën policia. E ka liruar prokurori herë tjetër, nuk i afrohej policia fare”, tha Hoxha.

Kujtojmë se policia e Lezhës ka shoqëruar disa persona dhe pasi janë marrë në pyetje, janë lënë të lirë. Po ashtu është vendosur edhe shpërblim prej 2 milionë lekësh për çdo informacion që do të çonte në kapjen ose identifikimin e autorëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!