Kastriot Gurra në rrjetën e Dekriminalizimit, zbulohet padia ndaj kryebashkiakut

schedule23:33 - 2 Shkurt, 2020

schedule 23:33 - 2 Shkurt, 2020

Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme nisi hetimin e thelluar ndaj Kryetarit të Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra i cili po konsumon mandatin e dytë në krye të kësaj bashkie, i kandiduar nga PS-ja. Lajmi për hetimin ishte befasi për shkak se ndaj Gurrës nuk është artikuluar ndonjë akuza publike nga PD, siç ka ndodhur me kryebashkiakët e mëparshëm.

Abc News ka arritur të sigurojë një kallëzim të bërë në Prokurorinë e Përgjithshme më datë 31 Janar 2020 nga përgjegjësi i auditimit në Bashkinë e Librazhdit, Rexhep Hana.

Hana kërkon që të hetohet eprori i tij, Gurra pasi ka mashtruar me formularin e Dekriminalizimit. Sipas padisë në vitet 2007-2008, Kastriot Gurra ka falsifikuar vulën e Drejtorit të Ujësjellësit në Librazhd. Asokohe kishte nisur një proces hetimor, dhe Gurra ishte shpallur në kërkim, por nuk u arrestua asnjëherë.

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Kastriot Gurra, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për tu zgjedhur në një funksion të larte publik, në kuptim të nenit 2 të ligjit nr 138/2015. Ai në vitin 2008 ka qënë në hetim nga Prokuroria e Rrethit Gjygjësor Elbasan për procedimin penal nr 944, vepra penale “Fallsifikim i vulave i stampave ose formularëve, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal, neni 188 Kodi Procedurës Penale”, thuhet në padi.

Këtë proces hetimor ndaj tij, Gurra nuk e ka pasqyruar në formularin e Dekrimalizimit, kësisoj rrezikon të humbasë mandatin.

Për këtë çështje ka reaguar edhe Petrit Zeneli, ish-drejtori i Ujësjellësit në vitet 2008. Ai shprehet se “është e vertetë si drita e diellit se Kastriot Gurra ka falsifikuar vulën e SHAUK në Librazhd. Gurra ka qenë në kërkim nga policia në vitet 2007-2008, kur u fsheh në Tiranë nga rilindasit”. /abcnews.al

 

*Padia në prokurori

*Reagimi ne facebook i Zenelit


*Statusi i gazetarit per perplasjen mes Hanes dhe Gurres

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!