Kastriot Gjuzi “qep” gojën në polici

schedule12:53 - 20 Prill, 2018

schedule 12:53 - 20 Prill, 2018

Kastriot Gjuzi mohon që të ketë qenë ai ekzekutori i Mario Majollarit. 40-vjeçari është marrë në pyetje nga grupi hetimor, por nuk ka pranuar krimin.

Autori i dyshuar i vrasjes së Mario Majollarit, Kastriot Gjuzi më 10 Prill në zonë e ish-Kinostudios, nuk ka pranuar të flasë. 40-vjeçari  u prangos dhe iu dorëzuar policisë shqiptare një ditë më parë, i cili tentoi të kalonte ilegalisht nga pika kufitare me Kosovës. Ai është marrë dy herë në pyetje nga policia e Tiranës, por përsëri ka refuzuar të flasë.

Kastriot Gjuzi, i arrestuar si autor i  dyshuar i vrasjes së Mario Majollarit në Tiranë nuk ka pranuar të flasë para grupit hetimor. Ai është marrë dy herë në pyetje nga oficerët e Krimeve të Rënda, por përsëri ka refuzuar të flasë në lidhje me ngjarjen për të cilën akuzohet. Madje Gjuzi, ka mohuar në mënyrë kategorike që të jetë ai autori i ekzekutimit të 28-vjeçarit dhe e gjitha kjo është një lojë e inskenuar më herët nga policia.

Mësohet se 40-vjeçari Gjuzi, nuk ka kërkuar as avokat për ta përfaqësuar atë ligjerisht në seancat e marrjeve në pyetje. Ndërkohë, burimet bëjnë të ditur së është shpallur në kërkim një person, që dyshohet se e ka ndihmuar të largohet nga vendi i ngjarjes Gjuzin.

Pas krimit të ndodhur mbrëmjen e 10 Prillit, pranë baneses së viktimës Majollari në zonën e ish-Kinostudios, grupi  i Forcave Operacionale ka ndjekur me qen gjurmues deri në afërsi të “Kafes së Rremës” në rrugën  e Tufinës, gjurmët që dyshohet të kenë qenë të Kastriot Gjuzit. Por aty këto gjurmë kanë humbur.

Nga ana tjetër, 40-vjeçari ishte fiksuar nga kamerat e sigurisë tre ditë pasi të ndodhte krimi, pranë banesës së Marios, duke përforcuar edhe më shumë dyshimet e grupit hetimor se mund të jetë ai autor i vrasjes. Gjithashtu, policia ka sekuestruar edhe një automjet ngjyrë gri që dyshohet se u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendi i krimit.

Ende nuk dihet pronësia e mjetit, pasi dyshohet të jetë i vjedhur teksa prej disa ditësh qëndron në oborrin e policisë së kryeqytetit. 10 ditë pas ekzekutimit të Mario Majollarit, autori i dyshuar i vrasjes, Kastriot Gjuzi u ndalua të mërkurën në darkë nga policia e Kosovës, duke tentuar te kaloje ilegalisht prane pikës kufitare të Vermicës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!