Kastrati Group sjell ‘Ryanair’/ Linja ajrore me 17 destinacione nga Rinasi

schedule14:05 - 25 Tetor, 2023

schedule 14:05 - 25 Tetor, 2023

Kompania e mirnjohur Ryan air do të nisë operimin në Shqipëri në 31 tetor duke ofruar 17 destinacione për të gjithë qytetarët. CEO i kompanisë “Ryanair”, Michael O’leary deklaroi se aktualisht  janë rezervuar rreth 70 % e vendeve të ofruara.Fluturimet e RYAN Air do të ofrohen me çmime shumë të ulëta duke filluar vetëm nga 15 euro për një drejtim.

“Javën e ardhshme, të martën më 31 Tetor, revolucioni i çmimeve të ulëta vjen në Shqipëri me Ryanair. Ne do të nisim 17 destinacione të reja për në/nga Tirana, ku tashmë më shumë se 70% e vendeve të ofruara janë shitur per muajin e parë tëoperimeve. Oferta e lartë për sezonin dimëror të Ryanair në Tiranë me 17 destinacione, dhe mbi 200 frekuenca javoretregojnë kërkesën e jashtëzakonshme që ekziston për udhetime me cmime vertet të ulëta per ardhjen e turisteve në Shqipërisi dhe për qytetarët shqiptarë gjithashtu. si linja ajrore nr.1 ne Evrope.  Jemi krenarë të hapim 17 destinacione të reja për në Tiranë javën e ardhshme dhe jemi të lumtur nga fluksi irezervimeve te kryera ne avance dhe kërkesa që ekziston në Shqipëri dhe anembanë Evropës për fluturimet me çmime të ulta të Ryanair për në dhe nga Tirana.”

Përfaqësues i Kastrati grup u shpreh se  industria e aviacionit në Shqipëri  është në krye të çdo liste klasifikimi ndërsa numri i turistëve ka shënuar  shifra rekord .

“Duhet të përmend disa numra, për të vendosur gjërat në perspektivë. Që prej ditës së sotme, aeroporti ka arritur 5.8 milionë pasagjerë, dhe do të arrijmë 6 milionë deri në fund të muajit, që do të thotë 7 milionë në fund të vitit. Kjo ka të bëjë me 37% rritje nga viti 2022, dhe është e jashtëzakonshme. 110% më shumë se 2019, që e vendos aeroportin e Tiranës dhe industrinë e aviacionit në Shqipëri në krye të çdo liste klasifikimi, një rikuperim nga viti 2019, post covid. Kemi punuar të gjithë së bashku dhe jemi gati të shkojmë në nivelin e ardhshëm. Objektivi i kompanisë është që këto zhvillime të bëhen në kohën e duhur dhe rritja të jetë e pashmangshme në të ardhmen. Ky është një investim i Kastrati Group, qeverisë shqiptare, Ryanair dhe mirpret  çdo kompani tjetër që dëshiron që të investojë në rritjen e aeroportit ndërkombëtar të Tiranës.

Në vitin e parë të operimit kjo kompani pret të ketë  mbi 1.6 milionë pasagjerë ndërsa ofron mbi 1 mijë vende pune në Shqipëri./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!