“Kastrati Group”, marrëveshje me “Ekonomikun”/ Mundësi për praktika, zhvillim profesional për ekselentët

schedule17:21 - 23 Maj, 2024

schedule 17:21 - 23 Maj, 2024

Kastrati Group nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Marrëveshja shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të lidhjeve mes botës së biznesit dhe arsimit. Studentët ekselentë te fakultetit ekonomik do të kenë mundësi të punësohen në kompanitë e Kastrati Group si edhe të përfitojnë bursa studimi. Ky bashkëpunim synon të kontribuojë në formimin e studentëve për t’i bërë ata gati për sfidat e tregut të punës.

Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule shprehu bindjen se marrëveshja është një mundësi e mirë për studentët dhe stafin akademik.

Sot jemi mbledhur për të formalizuar marrëveshje mes universitetit dhe Kastrati Group. Fakulteti e nënshkruan këtë marrëveshje në shërbim të studentëve. Do të kenë mundësi që në kompanitë e Kastrati të realizojnë intershipe, të punësohen kur ka hapësire. Nga ana tjetër stafi akademik do të japë kontributin e tij në kërkimet shkencore.”, u shpreh Dhori Kule.

Kastrati Group është një ndër grupet më të rëndësishme në vend, i specializuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, në infrastrukturë, fushën energjetike, ndërtim, shërbimet financiare dhe sigurimet. Kjo marrëveshje me fakultetin Ekonomik është një mundësi dhe derë e hapur për studentët, të cilët do të kenë mundësinë të marrin eksperiencën apo edhe të punësohen në kompanitë e Kastrati Group.

Për ne, edukimi është një nga shtyllat kryesore të Përgjegjshmërisë Sociale dhe si tillë, merr një rëndësi të veçantë, aq më tepër me Fakultetin e Ekonomisë që është shtylla e arsimit të lartë në Shqipëri. – Jemi të dedikuar që të mbështesim jo vetëm pikat e kësaj marrëveshje, por të jemi përkrah ideve inovative që secili nga studentët ekselentë apo profesorët e këtij fakulteti do të paraqesin në dekanat apo pranë nesh. – Siç e shohim ka shumë hapësira, pasi ne jemi shtrirë në 7 industri të ndryshme. Një prej kompanive të grupit, Albsig, është një institucion financiar ndër më të fuqishmit në fushën e sigurimeve. – Ne kemi një histori suksesi me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, i cili ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme në 3 vitet e fundit- unë mund të sjell vetëm një shembull, investimet të cilat do të kryheshin brenda deri në vitin 2040, janë kryer brenda 3 vjetorit të parë të menaxhimit të aeroportit. – Ne angazhohemi, që në kompanitë tona, Fakulteti i Ekonomisë, studentët dhe pedagogët, t’i kenë dyert e hapura jo vetëm për internshipe dhe programe te ndryshme dhe research, por edhe me gjerë”, u shpreh Ornela Bego – Kastrati Group.

Ky bashkëpunim ofron një sërë mundësish për studentët e Fakultetit Ekonomik, duke filluar nga praktikat mësimore në mjediset e punës në Kastrati Group, pjesëmarrjen në studime tregu që do të zgjerojnë horizontet e tyre akademike dhe profesionale, si edhe vizita edukuese në kompanitë e grupit.

Përmes kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi, Kastrati Group dhe fakulteti ekonomik synojnë ndërtimin e një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të dobishme për të gjitha palët e përfshira.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!