‘Kashari dhe Astiri, duhet më shumë vëmendje për të vegjlit’, Rama: Territoret e zëna me tra, do t’i spastrojmë

schedule20:26 - 18 Prill, 2025

schedule 20:26 - 18 Prill, 2025

Kryesocialisti Rama ka vijuar fushatën elektorale në njësinë 6 dhe  në Kashar, në një takim me qytetarë dhe socialistë. Rama tha se në Kashar dhe Astir duhet më shuëm vëmendje për më të vegjlit dhe se do të ndërtohen shkolla dhe ccerdhe të reja. Më tej, ai u ndal duke thënë se territoret e zëna me tra, apo pa miratim do të spastrohen.

“Në shumë vende individë të caktuar vënë tra dhe rrethojnë zonën, krijojnë një situatë jo të mirë për komunitetin. Do i pastrojmë këta dhe të gjitha territoret ku individë të ndryshëm do të kenë të drejtën e pronës por që janë pjesë e komunitetit, hapësira parkimi nuk mund t’i përdorin pa pasur miratim nga komuniteti apo autorizim. Ka shumë pika të tilla që janë problem.

Tirana, Durrësi, Lezha kanë shkolla shumë të mira europiane, por është shumë e qartë që Kashari, Astiri kanë nevojë për më shumë për më të vegjlit. Këtë gjë do ta bëjmë me siguri. Zgjedhja për 11 maj është shumë e thjeshtë përtej zgjedhjes si shqiptarë, sepse si shqiptar besoj se këto zgjedhje përveccse një ditë zgjedhje janë një takim me historinë sepse duhet të ndajmë mendjen shumë fort përtej ngjyrës së partisë. Të vendosin të nxjerrin nga kutitë një mesazh shumë të fortë për të mbyllur negocitatat.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!