Kaseta e masakrës së Krushës, Bardhi në “ABC”: Ramës, akuzat për Bashën ja rrëzoi miku i tij

schedule18:04 - 17 Nëntor, 2020

schedule 18:04 - 17 Nëntor, 2020

Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi i ftuar në studion e “ABC”-së përballë gazetarit Endri Xhafo, referuar debatit për rolin e Lulzim Bashës në kohën që ka qenë pjesë e UNMIK-ut dhe hetimeve për UÇK-në, tha se akuzat Edi Ramës, ia rrëzoi miku i tij, ishte deputeti i PS-së, Dashamir Peza. Akuzat, tha më tej Bardhi po bëhen nga Edi Rama për të tërhequr vëmendjen nga kriza.

Dua të shpreh keqardhjen që kryeministri i vendit në një situatë të rëndë që po kalon vendi gjen kohë që të fabrikojë gënjeshtra. Këto gënjeshtra janë riciklime dhe nuk ka asnjë dëmtim për Lulzim Bashën dhe PD-së që rrëzohen edhe nga miqtë e afërt të kryeministrit. Nga kjo fushatë shpifjesh dëmtohet Kosova. 

Ka një person që pretendon që në 1999 Lulzim Basha si përfaqësues i UNMIK-ut i ka marrë në dorëzim kasetën, ka dalë dëshmitari okular në atë ngjarje, ish-deputeti i PS, mik i ngushtë i Ramës dhe ka pranuar që kasetën e plotë, ia ka dorëzuar BBC-së dhe më pas BBC-ja ia ka dorëzuar OKB-së, pra gënjeshtra që Basha ka marrë një kasetë që e ka futur në xhep dhe ka ikur, u rrëzua nga miku i ngushtë i Edi Ramës.  

Ka një lojë në kurriz të interesit kombëtar dhe Kosovës. Edi Rama është një anti-shqiptar për t’i shërbyer interesave të errëta të Serbisë” tha ai./ db/Abcnews.al