Kasa e mbyll me Egnatian, talenti shqiptar drejt kampionëve të Sllovenisë

schedule19:36 - 29 Gusht, 2023

schedule 19:36 - 29 Gusht, 2023

Padyshim, mund të quhet “diamianti” i sulmit të Egnatias. Bëhet fjalë për talentin 21-vjeçar, Redi Kasa, i cili ditët në vijim mund t’i japë fund “aventurës” së tij në Kategorinë Superiore, vetëm pas një gjysmë sezoni.

Kasa mësohet se është shumë pranë transferimit te kampionët sllovenë të Olimpija Ljubjana, teksa këtë të mërkurë pritet të bëhet prezantimi i lojtarit, si dhe të merren vesh të gjitha detajet e kontratës.

Ndërkaq, kujtojmë se në “aventurën” e tij të shkurtër, te “rrogozhinasit” e Egnatias, Kasa arriti të shënojë 5 gola, në 22 paraqitjet e zhvilluara, si dhe u bë pjesë e arritjes historike të klubit, duke fituar Kupën e Shqipërisë. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!