Zegjineja “marton” Lapajn me Bardhin/ Beteja e PD për Lapajn, Shqipëria bëhet kërkon një mandat, Bardhi “qetesinë”

schedule12:57 - 9 Qershor, 2025

schedule 12:57 - 9 Qershor, 2025

Të gjitha kutitë e votimit të qarkut të Fierit do të rinumërohen, si për partitë ashtu edhe për kandidatët.

Gjithcka nisi ku Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, rrëzoi kërkesat e vecante te PD dhe Nisma “ Shqipëria Behet” per rinumerim. Demokratet kishin kerkuar vetem tre kuti, kurse llapaj rinumerim te gjithe qarkut, ku ai mori mbi 9000 vota po nuk arriti te prodhoje mandate. Por ne menyre te papritur dy anëtarët e kas te partise demokratike Ledio Braho dhe Elvin Çefa, përdorën të drejtën që u njeh kodi për të rihapur te gjitha kutitë e qarkut të dytë më të madh.

“Kështu që merrni masat, me mbarimin e qarkut Tiranë, të vazhdojë me këqyrjen e kutive të votimit të qarkut Fier.”

Po perse partia demokratike mbeshteti adriatik lapajn per rinumerim te gjithe qarkut, ku ajo regjistroi edhe humbjen me te rende.  Ne 11 maj Gazmend Bardhi në Fier nuk arriti të mbrojë as listën e sigurtë të deputetëve, pasi demokratët arritën të merrnin vetëm 42 693 ( ose 4 mandate) vota kundrejt 116736 vota të socialistëve ose (12 mandate)

Në lojë janë edhe 5826 vota të pavlefshme të cilat do të rinumërohet, ku më shume së për PD, rezultati mund të ndryshoi për partinë e Lapajt.

Dhe këtu zbulohet edhe interesi i drejtpërdrejtë, jo aq i PD, sesa i Gazmend Bardhit. Partia Demokratike nuk do të fitonte një mandat, por vetë Bardhi mund të fitonte pak oksigjen. Në rast se Lapaj merr deputet ne Fier, aty do të përfundojë edhe ëndrra parlamentare e Zegjine Çaushit e cila do të humbiste mandatin e saj. Por po ashtu do të përfundonte edhe makth i Gazmend Bardhit, të cilit perndryshe do t’i duhet të përballet çdo katër vjet, në çdo seance Kuvendi me të njëjtin refren:

O Gazo, ku je ti xhan?

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!