KAS shtyn vendim për Skënderbeun

schedule19:10 - 19 Qershor, 2019

schedule 19:10 - 19 Qershor, 2019

Gjykata e arbitrazhit sportiv ka shtyrë vendimin për Skënderbeun, në datën 12 Korrik. Shpresat e skuadrës Juglindore për të luajtur në Kupat e Evropës marrin fund pasi në datën 11 startojnë ndeshjet e turit të parë.

Tashmë është gjithçka zyrtare. Skuadra e Skënderbeut nuk do të luajë në Kupat e Evropës në sezonin aktual. Gjykata e arbitrazhit sportive ka njoftuar skuadrën e korçare nëpërmjet një e-maili ku e njofton se vendimi i parashikuar për tu konkretizuar në datën 21 Qershor është shtyre për datën 12 Korrik.  Laçi do të luajë në datën 11 Korrik ndeshjen e parë të eliminatoreve të Europa League ndaj Hapoel Ber Sheva ndërkohë që Skënderbeu do të njoftohet me vendin e KAS vetëm një ditë më pas.

“CAS shtyn datën e vendimit”

“Të dashur tifozë dhe sportdashës të KF Skënderbeu, ju bëjmë me dije se palët në gjykim janë njoftuar sot nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv për shtyrjen e vendimit përfundimtar. KF Skënderbeu do të njihet me vendimin në datë 12 Korrik”, njofton klubi i Skënderbeut.

Maksimumi që klubi Juglindorë mund të pretendojë në rast se e fiton çështjen është dëmshpërblimi nga UEFA për dëmin financiar dhe prishjen e imazhit. Shtyrja e vendimit nga KAS rendon mbi supet e skuadrës edhe sa i përket planeve për merkaton. Kjo pasi Skënderbeu mund të bëjë lëvizje të shumta në merkato vetëm në rast se shpallen të pafajshëm në të kundërt, klubi mund të shkojë në pikiatë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!