Në fletën e votimit krah koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 Majit do të jetë emri i Ilir Metës. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi gjatë mbledhjes së sotme kërkesën që në fletën e votimit të vendosej emri i Sali Berishës, si drejtues i këtij koalicioni.
“Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi me shumicë votash pranimin e pjesshëm të kërkesës së PD sa i takon pasqyrimit të emrit të kryetarëve të partive udhqëheqëse të koalicioneve “Bashkë Fitojmë” dhe “Aleanca Liberale e Djathtë” në fletën e votimit, rrëzimin e kërkesës së PD për pasqyrimin e shkronjave nistore të partive përbërëse të koalicioneve përbri emrit të koalicioneve përkatëse, rrëzimin e kërkesës e kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë për vendosjen e emrit të deputetit Sali Berisha në fletën e votimit si drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, tha anëtari Koli Bele.
PL iu drejtua KAS-it me një shkresë pak para nisjes së mbledhjes ku thuhej: “Në emër të koalicionit “Bashkë fitojmë”, si edhe të partive përbërëse të tij, ju informoj për efekt të pasqyrimit korrekt të të dhënave të koalicionit, në fletën e votimit sipas parashikimeve të nenit, 98 të Kodit zgjedhor, se drejtues i koalicionit është deputeti Sali Berisha.”/abcnews.al