Komisioni i ankimeve dhe sanksioneve ne KQZ rrëzoi Ilirjan Celibashin duke vendosur se paketa e maleve dhe ndryshimet e skemës së TVSH, nuk kanë ndikime elektorale në fushatën për zgjedhjet e 11 majit. Dy projektiligjet e mazhorancës tashmë mund të diskutohen dhe miratohen në kuvend.
Paketa e Maleve dhe ndryshimet në skemën e TVSH për bujqësinë nuk shkelin rregullat parazgjedhore.
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve i dha të drejtë Kuvendit, duke rrëzuar pretendimet e kryekomisionerit Celibashi se dy projektligjet kanë ndikim të drejtpërdrejtë në sektorin ekonomik dhe tregtar. Sipas përfaqësuesve të kuvendit, paketa e maleve synon zhvillimin e zonave malore dhe nuk krijon përfitim të drejtpërdrejtë tek qytetarët.
Ndërsa projektligji për TVSH e bujqësisë nuk përmban ulje taksash apo përfitime financiare me ndikim electoral. Me vendimin e komisionit të ankimimeve, dy projektligjeve i hapën rrugë për diskutim dhe miratim në seancë plenare.
/ abcnews.al


