Ilir Meta do të vijojë të ketë më shumë komisionerë se Lulzim Basha në zgjedhjet e parakohshme të Kukësit. Edhe Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave, një lloj si Ilirjan Celibashi, vendosi se Partia e Lirisë është forcë e parë e opozitës. Një favor ky që i vlen si drejtues i koalicionit me Berishën.
KAS rrëzoi ankesën e PD-së që donte të rifitonte komisionerët, duke lënë në fuqi formulën se Meta ka 2 komisionerë dhe Basha vetëm 1. Ngelet për tu parë nëse Basha do ta përdorë këtë element të procedurës, si një pretekt për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 24 shtatorit.
Pjesëmarrja e tij në garë, kur baza demokrate në Kukës refuzon përçarjen e Tiranës, do të ishte një rrugëtim thuajse i sigurt drejt humbjes së radhës së kryetarit Basha. 1 shtatori është data e fundit që partitë që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme, të regjistrohen në KQZ.
Të dielën e fundit të shtatorit, Kukësi do të zgjedhë kryetarin e ri të Bashkisë, pasi Safet Gjici, socialisti fitues i 14 majit, u përfshi në një skandal seksual, u shkarkua dhe u arrestua./abcnews.al