Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka marrë vendimin përfundimtar për zgjedhjet në qarkun e Beratit. Pas rinumërimit të 114 kutive në Berat, KAS ka miratuar tabelën përmbledhëse me rezultatin e ri, ku LSI nuk mundi të marrë mandatin pas ankimimit. Gjithashtu janë rrëzuar edhe dy kërkesat e PD dhe LSI për pavlefshmëri të zgjedhjeve në zonën zgjedhore të qarkut të Beratit.
“Miratimin e tabelës përmbledhëse sipas rezultateve të dala nga 114 qendrave të votimit sa i përket subjekteve politike dhe 2 qendrave të votimit për kandidatët.
Rrëzimi i kërkesës për shpallje të pavlefshme pasi konsiderohet e gjykuar në kërkesën ankimore numër 35 të paraqitur nga LSI për pavlefshmërinë në qarkun e Beratit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Pjesë e tij është edhe vendimi i djeshëm nga LSI dhe PD. Kundër këtij vendimi bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor para Gjykatës Administrative brenda 5 ditëve,” deklaroi relatori i KAS Elvis Cefa. g.v/abcnews.al