Kartonët e kuq në derbi, Pregja: U gabua me Bardhin, Batha e pësoi nga fjalët

schedule23:50 - 21 Janar, 2021

schedule 23:50 - 21 Janar, 2021

Specialisti i moviolës në emisionin “Pressing” në ABC, Bujar Pregja ka analizuar derbin Partizani-Tirana. Të dy ekipet e mbyllën ndeshjen me nga 10 lojtarë, pas daljes me të kuqe (kartonët e dytë të verdhë) të Jurgen Bardhit dhe Idriz Bathës.

Pregja analizon rastet në fjalë, duke theksuar se ndëshkimi i sulmuesit të kuq ishte i padrejtë. Sa i përket të dytës së verdhë të mesfushorit të Tiranës, Pregja mendon se faulli nuk ishte për karton, por kryesori Jorgji i tregoi të verdhën e dytë për shkak të fjalëve të lojtarit.

Partizani pretendon për penallti në pjesën e parë? Lojtari i Partizanit, William Cordeiro  ka kërcyer, është hedhur, kështu që nuk ka përplasje me portierin. Vazhdimi i lojës është vendim i drejtë.

Batha duhej ndëshkuar me të verdhë në ndërhyrjen e bërë ndaj Asanit. Kartoni i dytë i Bardhit? Portieri ka simuluar, kontakti me Bardhin, përveç faullit, mendoj se nuk duhet të ishte shoqëruar me karton të verdhë.

Është faull, por kartoni i verdhë është i ekzagjeruar. Kartoni i dytë i Bathës? Nuk duhej dhënë karton i verdhë. Nga pamjet dhe shenja e arbitrit, mendoj se Batha ka protestuar. Shikojmë veprimin, nuk e di se çfarë mund të ketë thënë Batha.

Arbitri i bën shenjë, është e dukshme, nuk është kartoni i dytë i verdhë për faull, pasi ky faull nuk ishte për karton të verdhë“, deklaron Bujar Pregja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!