Situata në Lindjen e Mesme është shumë e keqe. Mes Izraelit dhe Palestinës po zhvillohen luftime të ashpra, teksa shumë persona kanë humbur jetën këto ditë .
Mesut Ozil, i cili vendosi të vijonte karrierën në Turqi tek ekipi i Fenerbahce në muajin janar, publikoi një foto të xhamisë Al-Aqsa në Jeruzalem. Në komenti shkroi se lutej për motrat dhe vëllezërit e tij palestinezë.
Më pas një tjetër postim, që ka prekur tifozët e shumtë të fantazistit turko-gjerman, por jo vetëm. Në foto shfaqet një djalë i vogël palestinez me fanellën e Ozil kur ishte pjesë e Real Madrid.
View this post on Instagram
Përballë tij një ushtar izraelit, me vogëlushin që i nxjerr përpara fytyrës një karton të kuq. Një foto e veçantë dhe me kuptim të madh. Askush nuk e do luftën, aq më tepër fëmijët e pafajshëm. /abcnews.al