“Shko fryj pak gomat e biçikletës”, një mesazh i një futbollisti, drejtuar një tifozi. Sulmuesi i Lushnjës, Brunild Pepa, nuk e ka përmbajtur veten pas një komenti që ka bërë një tifoz.
Në një faqe të klubit të Lushnjës, që menaxhohet nga tifozë, është njoftuar rikthimi i sulmuesit në ekip dhe kjo lezivje është komentuar nga një tifoz.
Sikurse shihet në foton e mëposhtme, vetë Pepa ka replikuar me të. “Sa herë që ngel në klasë, ky kthen kokën mbrapa nga Lushnja. Asnjëherë nuk e ka parë Lushnjën mëmë si një zgjedhje primare.
Personalisht mendoj se është një kartë e konsumuar, nuk ka shumë për të dhënë. Duhet parë nga brezi i ri” shkruan tifozi verdhejeshil. Pepa se ka pritur mirë komentin e bërë nga tifozi dhe i është përveshur, duke shkruar: “Flori, je shume i mirë. Shko fryj pak gomat e biçikletës”. / abcnews.al


