Barcelona ka një objektiv dhe plan për të afruar në ekip pasuesin e Luis Suarez. Drejtuesit e klubit katalanas duan një lojtar që t’i japë mundësinë uruguaianit të pushojë, pasi ai nuk ka freskinë fizike të dikurshme.
Lautaro Martinez shikohet si lojtari ideal për sulmin e Barcelonës dhe “Mundo Deportivo” shkruan se për të arritur të argjentinasi do përdoret “karta” Arturo Vidal. Mesfushori i Kilit nuk ka shumë hapësira te spanjollët dhe do të ishte i gatshëm ta merrte në konsideratë një ndryshim ambienti.
Interi dhe Conte e kanë në shënjestër mesfushorin, madje e duan që në janar. Ai mund të përdoret për të ulur çmimin e Martinez, por zikaltrit nuk e mendojnë shitjen e tij në janar. Shanset që të ndodhë një lëvizje e tillë janë më të shumta në verë. /abcnews.al