“Karremi” që Ukraina po përdor për rusët dhe po rezulton i suksesshëm

schedule14:13 - 30 Gusht, 2022

schedule 14:13 - 30 Gusht, 2022

Ukraina ka vendosur një flotë raketash të rreme për të mashtruar forcat ruse që të shpërdorojnë raketa të shtrenjta me rreze të gjatë veprimi në objektiva të pakuptimta.

The Guardian shkruan se raketat janë bërë prej druri, por duken si sisteme të avancuara raketahedhëse të furnizuara nga SHBA, kur dallohen nga dronët rusë.

Të paktën 10 raketa lundrimi ruse raportohet se janë gjuajtur nga flota detare e Moskës në Detin e Zi, tha një zyrtar i lartë ukrainas për gazetën.

“Kur UAV-të shohin baterinë, është si një objektiv VIP”, tha zyrtari për Washington Post.

Suksesi fillestar i kopjeve e ka lënë Ukrainën të prodhojë më shumë nga këto karreme druri në një përpjekje për të neutralizuar avantazhin e artilerisë së Rusisë në fushën e betejës.

Për më tepër, shkatërrimi i flotës së Ukrainës të HIMARS të rremë mund të ketë qenë pas pretendimeve të Rusisë se ka eliminuar një numër të madh të sistemeve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!