Shkodra po bëhet gati për karnavalet. Rrugët e qytetit janë veshur me ngjyra, ndërsa mjeshtrit po përgatisin maskat dhe kostumet e fundit.
Sonela Pirani, organizatore e Karnavaleve në bashkinë Shkodër thotë se këtë vit vëmendje të veçantë i është kushtuar ruajtjes se traditës.
Festes në Shkodër do t`i bashkohen Tuzi dhe Korça, qytete ku organizimi i karnavaleve është po ashtu tradite.
Festa e karnavaleve do të nisë të premten e 23 shkurtit dhe do të zgjasë deri në datën 25. Përgjatë këtyre tre ditëve Shkodra pritet të vizitohet nga shqiptarë e të huaj.
/abcnews.al/