Karius: Akoma vazhdoni me gafat e finales? Kam luajtur 60 ndeshje të tjera

schedule23:59 - 14 Tetor, 2020

schedule 23:59 - 14 Tetor, 2020

Gafat nuk harrohen kurrë në futboll, aq më tepër kur je portier dhe i ke kryer në një finale të Champions League. Loris Karius “la nam” në finalen ndaj Real Madrid të vitit 2018 (Liverpool u mposht 1-3).

Diçka e tillë solli fundin e aventurës së portierit gjerman me “The Reds”. Pas një eksperience në Turqi me Besiktas, Karius është kthyer në Bundesligë tek Union Berlin dhe flet për situatën e tij në konferencën për shtypin.

Akoma flitet për gabimet e mia në finalen e Champions League, edhe pse kam zhvilluar rreth 60 ndeshje të tjera prej atij momenti. Gazetarët merrem vetëm me fjalë, janë të vetmit që kujtojnë sërish atë sfidë ndaj Realit.

Unë e kam harruar prej kohësh atë ndeshje, mërzitëm kur ma kujtojnë. Kam ardhur tek Union Berlin për të dhënë më të mirën time. Nuk mund ta ndryshoj të kaluarën, por kam ende mundësi të tregoj vlerat e mia.

Klopp u tregua ndershëm dhe i sinqertë me mua. Patëm një bisedë të qetë së bashku dhe ai ra dakord që unë duhet të gjeja një tjetër ekip për të vijuar karrierën, aty ku do të tregoja se mbetem një portier i mirë“, deklaron Karius. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!