Karikimi i kapitenit, Arapi: Sfidë historike, aspak inferiorë ndaj Granadës

schedule21:12 - 16 Shtator, 2020

schedule 21:12 - 16 Shtator, 2020

Krahas trajnerit Edi Martini foli edhe Renato Arapi për sfidën ndaj Teutës në raundin e dytë të Europa League (e enjte, 16:00 në Niko Dovana). Në konferencën për shtypin, kapiteni i ekipit durrsak vlerësoi forcën e ekipit të La Liga-s spanjolle, duke theksuar se ai dhe shokët e tij do të japin maksimumin.

Është nga ato ndeshje historike, sepse jo gjithmonë të jepet mundësia për ndeshje të tilla. Do mundohemi të japim maksimumin pasi ndeshja me Parmën ende mbahet mend dhe shpresojmë që mos hyjmë si inferior, të jemi të stabilizuar në fushë dhe të arrijmë diçka.

Do mundohemi në maksimum. Pjesë e futbollit është edhe fati, duam të jemi të disiplinuar taktikisht, sepse cilësitë e kundërshtarit të ndëshkojnë. Trajneri dhe unë kam folur me çunat, sytë e të gjithëve janë te lojtarët dhe kryesisht të rinjve, sepse kemi lojtarë me cilësi.

Temperaturat? Është disfavor për të dyja ekipet sepse luhet në nxehtësi. Edhe te Granada klima është e njëjtë si në Shqipëri, çdo gjë do jetë njësoj për të dyja ekipet”, deklaroi qendërmbrojtësi me eksperiencë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!