Profesor Fabio De Luca, një ndër emrat e ekslencës në fushën e kardioangiokirurgjisë ne Itali dhe jashtë saj e një ndër pionierët e teknikave të avancuara të rindërtimit koronar i bashkohet ekipit të Departamentit të Kardiokirurgjisë Hygeia. Me një eksperiencë 35 vjeçare në spitalet më të mira të Italisë, Kanadasë dhe SHBA-ve ai tashmë do të ofrojë shërbimet e tij tek spitali Hygeia.
“Jam Profesor Fabio de Luca, mjek kardiokirurg me një karrierë 35-vjeçare në fushën e kardiokirurgjisë dhe kam mbajtuar pozicionin e Drejtorit të shumë qendrave të kardiokirurgjisë në Itali si në spitalet më në zë në Romë, Milano, Bergamo dhe Novara. Gjithashtu kam ofruar shërbimet e mia si kardiokirurg edhe në qendrat më në zë të Kardiokirurgjisë në Kanada dhe SHBA dhe tashmë jam shumë i lumtur që do të ofroj shërbimet e mia edhe në Shqipëri dhe pikërisht në një prej spitaleve më të mira dhe më të mëdha sic eshte spitali Hygeia. Pra unë do të sjell në Shqipëri të gjithë eksperiencën time në fushën e kardiokirurgjisë por me një qasje moderne përsa i përket teknikave që unë aplikoj në kardiokirurgji, të cilat janë teknika më pak invazive nga ato që përdoren rëndom për trajtimin e patologjive të valvolave, siç janë kirurgjitë për riparimin e valvolës mitrale, valvolës së aortës, apo edhe kirurgjinë e aortës, Aneurizmës së aortës, patologji këto që hasen shpesh te pacientët kardiakë në bëhen ditët e sotme prandaj duhet të jemi të kujdesshëm që të bëjmë diagnostikimin e saktë me qëllim që pacientët të marrin edhe trajtimin e duhur në kohën e duhur përpara se zemra të pësojë dëme edhe më të rënda”.
Profesor de Luca ka kryer procedura mjaft delikate, të cilat kanë rezultuar me sukses.
“Në 35 vitet e mia të karrierës jam marrë edhe me trajtimin e patologjive të koronares sidomos për pacientë kompleks si ata diabetik. Pervec këtyre procedurave në Spitalin Hygeia unë mund të ofroj të gjitha llojet e interventeve kardiokirurgjikale përfshirë këtu edhe tumoret kardiake sidomos miksomat kardiake që janë tumoreatriale dhe të cilat gjithashtu i trajtojmë sukses. Një tjetër patologji shumë e përhapur në ditët e sotme është edhe ajo që njihet si Forma ovale pervio (PFO) që është një defekt anatomik i zemrës që karakterizohet nga një hapje e pazakontënë septumin që ndan dy artriumet e zemrës dhe qëne realizojmë mbylljen e saj në rrugë kirurgjikale. Po kështu unë do të ofroj edhe kirugjinë kardiovaskulare sic eshte kirurgjia e karotideve dhe kirurgjia e aortës abdominale te pacientet qe nuk jane kandidat për trajtimin me stent. Pra, të gjitha këto që përmenda janë patologji të rëndësishme të zemrës që duhet të diagnostikohen dhe trajtohen saktë dhe në kohën e duhur me qëllim që të rriten edhe shanset e suksesit.”
Të gjithë ata pacientë që kanë probleme kardiokirurgjikale tashmë mund të rezervojnë takimin e tyre me profesor Fabio de Luca në Spitalin Hygeia Tiranë. /abcnews.al