Edinson Cavani është goditja e madhe e Manchester United në sulm. “El Matador” është një garanci golash dhe ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin e njohur anglez.
Ekipi i Solskjaer do të tentojë të reagojë pas humbjes së turpshme 1-6 përballë Tottenham të Jose Mourinhos dhe sfida e radhës luhet ndaj Newcastle në transfertë (17 tetor).
Bomberi nga Uruguaji do të mungojë përballë “Qymyrxhinjve”, për shkak të koronavirusit. Rregullat në ishull janë strikte dhe lojtari latin duhet të kalojë 14 ditë në karantinë, pasi udhëtoi nga Parisi drejt Manchesterit ditën e diel.
Debutimi i Cavanit pritet të ndodhë në Champions League. United përballet me PSG jashtë fushe në datë 20 shtator. Rikthim në “Parc des Princes” për lojtarin, aty ku kaloi shtatë sezonet e fundit, por tashmë do të vijë si kundërshtar dhe do të tentojë të debutojë me gol. /abcnews.al