Karamuço paralajmëron Policinë e Shtetit: Bëni kujdes! Netflix po përdoret nga grupet kriminale për të dërguar sms

schedule19:14 - 15 Gusht, 2022

schedule 19:14 - 15 Gusht, 2022

Profesori dhe eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço, ka paralajmëruar Policinë e Shtetit, të bëjë kujdes, pasi krimi i organizuar dhe trafikantët e drogës tashmë po përdorin teknika të reja kriminale.

Me anë të një postimi në Facebook, Karamuço thekson se sëfundmi platforma Netflix po përdoret nga ana e grupeve keqbërëse si mundësi komunikimi, duke dërguar mesazhe të koduara.

Sipas tij duke përdorur Netflix, kriminelë nga Tirana, Holanda dhe Ekuadori mund t’i dërgojnë mesazhe të koduara njëri-tjetrin për të bëra pazaret e drogës pa u pikasur nga forcat ligjzbatuese.

Postimi i Karamuços:

Policia e Shtetit të hapë sytë. Studimet e reja mbi taktikat kriminale kanë përfshirë edhe Netflix në llogaritë e komunikimit midis grupeve keqbërëse. Logove të një llogarie në Netflix nuk ju shkruhen emrat, por mesazhet e banditëve. Njëri në Ekuador, tjetri në Hollandë dhe i fundit në Tiranë janë shumë komod të komunikojnë pa u pikasur fare.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!