Karamuço: Maroku po paralizon biznesin e kanabisit në rajon, ka mbiprodhim dhe çmime konkurruese

schedule12:13 - 11 Prill, 2022

schedule 12:13 - 11 Prill, 2022

Eksperti Ervin Karamuço deklaroi se vendet e rajonit kanë dështuar në legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Në Abc Live ai ka treguar se ka biseduar me disa shqiptarë që jetojnë jashtë të cilët janë të përfshirë në biznesin e prodhimit të kanabisit por kanë falimentuar. Një rast i tillë ai tha se do të jetë edhe Shqipëria. Referuar raporteve të BE Karamuço u shpreh se kjo ndodh për shkak të Marokut, vend i cili ka mbiprodhim të madh dhe e shet me çmime shumë konkurruese.

“Kam kontaktuar me 2 biznesmenë shqiptarë që janë përfshirë në prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore në 2 shtete ku lejohet dhe më kanë thënë se po falimentojmë. Një tjetër në Maqedoni është 10 milionë euro humbje.

Pse ndodh? Sipas raporteve të BE ka mbiprodhim të jashtëzakonshëm nga Maroku. E kanë shumë të thjeshtë dhe me çmime shumë konkurruese. Çdo tentativë tjetër e vendeve fqinje ka dështuar. Mbase qeveria shqiptare ka menduar se mund të gjejë një treg të gatshëm ku mund ta tregtojë. Janë vetëm në 100 derivate të mundshme që përdoren vetëm për qëllime mjekësore”.

Ai foli dhe për ndikimin që mund të ketë legalizimi i kanabisit në punësim.

“Ka punësim formal dhe informal, pagat janë shumë herë më të larta te informaliteti. Ata punonjës s’do ta kenë shumë joshëse që të punojnë me një rrogë siç paguhen punët e bujqësisë. Do jenë më të rrezikuar dhe paga do jetë më e lartë. A do zbulohet informaliteti? Para rreth 3 javësh një prefekt foli për kanabizimin dhe pas 3 javësh dha dorëheqjen. Ai tha dua të jem i vërtetë. Është momenti për të garantuar se s’do ketë aktivitet të paligjshëm të kanabisit”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!