Karamuço: Grupet kriminale s’janë përfshirë në përplasje në dy vitet e fundit, kanë arritur ‘ujdi’ përkohësisht

schedule22:17 - 1 Korrik, 2024

schedule 22:17 - 1 Korrik, 2024

TIRANË- Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço në emisionin “360 Gradë” në ABC News, u shpreh se në dy vitet e fundit në pjesën dërrmuese të vrasjeve të kryera nuk janë përfshirë  masivisht grupet kriminale në Shqipëri.

“Po të shikojmë shifrat, në dy vitet e fundit, janë krime dhe vrasje, që shumë rrallë janë përfshirë grupet kriminale”, u shpreh ai.

Ai theksoi se këto shifra tregojnë se grupet kriminale kanë bërë marrëveshje me njëri-tjetrin për të mos shkuar drejt përplasjeve të ashpra.

“Këto shifra tregojnë se nga 2021, tregojnë se ka grupet kriminale kanë bërë marrëveshje për të mos pasur përplasje”, tha Karamuço.

Sipas Karamuços, nuk përjashtohet fakti që grupet kriminale kanë gjetur një ujdi mes tyre, të paktën përkohësisht.

“Kanë rënë në ujdi përkohësisht”, tha ai në “360 Gradë”./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!