Karamuço: Atentatet kriminale kryesisht ndodhin në verë, policia të publikojë hartën e vendeve të rrezikut

schedule12:14 - 29 Prill, 2022

schedule 12:14 - 29 Prill, 2022

Eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço i ftuar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri këtë të premte ka folur në lidhje me atentatet e kryera së fundmi në vendin tonë që mbeten mister.

Karamuço në fjalën e tij ka vënë theksin te mungesa e investimeve që bëhet te kamerat e sigurisë kryesisht tek bizneset e mëdha. Gjithashtu eksperti ka folur dhe për periudhat kur janë më të përhapur atentatet kriminale.

Sipas tij nga 1 shtatori deri në prill janë më të përhapura krimet brenda familjes dhe vrasje të tjera jo me personazhe shumë të përfshirë në organizatat kriminale.

Karamuço ka deklaruar se nga 1 prilli deri në fund të gushtit shënohen atentatet dhe ngjarjet kriminale më të rënda, siç ka përmendur vrasjen e ndodhur në Shëngjin dhe të shtënat me armë në një hotel në Pogradec  një vit më parë.

Në vendin tonë kemi dy faza të ndodhjes së ngjarjeve kriminale dhe atentateve, nga 1 shtator 1 prilli që zakonisht krimet janë më të pakta dhe nga 1 prilli deri në fund të gushtit kemi një numër të shtuar të këtyre veprave. Ne e pamë që me Pashkët ku u rriten ngjarjet e tilla, ku kishim plagosje të rënda, grabitje dhe shumë ngjarje të tjera. Mund të përmendim vrasjen e një viti më parë në Shëngjin, të shtënat me armë në një hotel në Pogradec, ku ditët e fundit është plagosur dhe një anëtari familjes së pronarëve të kemi të hotelit”, ka thënë ai.

Ndërkohë ai ka vënë në dukje se për të shmangur sa të mundet situata të tilla kriminale, policia duhet që të hartojë një hartë me vendet dhe zonat më të rrezikshme që qytetarët nuk duhet që ti frekuentojnë.

“Ambasada amerikane i kishte dhënë një kartë shtetasit të saj që të mos frekuentonte lokalet, hotelet dhe restorantet që ishin të rrezikshëm, po ne që jetojmë këtu pse nuk i dimë këto vende? Ne nuk kemi asnjë informacion për hotelet që ndodhen në bregdet as kush i ka as për rrezikshmërinë që ofrojnë, vetëm i shikojmë në booking dhe nisim pushimet. Nuk dimë asnjë informacion dhe  papritur në ambientet e atij hoteli mund të vijë person dhe qëllon me armë zjarri. Në kuadër të teknologjisë duhet që të fusim dhe kontrollin e shenjave të paligjshme.

Duhet që të ndërtohet një hartë në lidhje me zonat më të rrezikshme, siç ndodh në Sarandë ku është një hotel problematik, por qytetarët nuk e dinë dhe ai shkon me besimin të shoqëria publike. Është rasti për të bërë një apel, që policia të hartojë një plan dhe një hartë për të caktuar zonat më të rrezikuara”, është shprehur ndër të tjera eksperti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!