Karamuço: 200 ushtarë të KFOR kanë humbur jetën në kohë paqeje, shumica e tyre në veri të Kosovës

schedule21:59 - 11 Nëntor, 2022

schedule 21:59 - 11 Nëntor, 2022

Eksperti i kriminalogjisë, Ervin karamuço, ka bërë një deklaratë të bujshme mbrëmjen e së premtes në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ku po diskutohej situata në veri të Kosovës.

Karamuço deklaroi se situata është mjaft e tensionuar, dhe e tillë ka qenë gjatë gjithë kohës, edhe pse aty ndodhen forcat e  KFOR.

Ai deklaroi se gjatë periudhës së paqes në Kosovë janë vrarë 200 ushtarë të KFOR, dhe pjesa më e madhe e tyre e kanë humbur jetën në veri të Kosovës, pikërisht aty ku sot ëhstë situata më e tensionuar.

Pjesë nga biseda:

Karamuço: Janë 200 të vrarë nga ana e KFOR në kohë paqeje.

Karadaku: Kush i ka vrarë 200 anëtarët e KFOR?

Karamuço: Janë aty brenda territorit.

Spahiu: Nesër ambasadori britanik fton në një ceremoni përkujtimore për 200 ushtarakët e vrarë të KFOR në kohë paqeje.

Karamuço: 60 veta janë vrarë nga rrëzimi i një avioni sllovak, pjesa tjetër janë vrarë në Kosovë, shumica në veri të Kosovës.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!