Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, i ka thurur elozhe dy afrimeve të muajit janar, Zlatan Ibrahimovic dhe Simon Kjaer. Në konferencën e tij për shtyp, strategu italian tha:
“Ibra na ka përmirësuar neve në shumë mënyra në fushë. Ai na ka dhënë zgjidhje që ne nuk i kishim. Ibrahimoviç ka një prezencë të rëndësishme si në aspektin fizik edhe atë teknik. Ai krijon shumë hapësira për shokët e ekipit.
Personaliteti dhe karakteri i tij kanë qenë padyshim deçizive. Kjaer? Po bën shumë mirë. Ai është një tjetër afrim i merkatos së janarit që ka kontribuar në një mënyrë mjaft të rëndësishme për ne. I lumtur me paraqitjet e të dyve”, përfundoi Pioli./abcnews.al