Vatra e zjarrit që ka përfshirë Karaburunin ka dalë jashtë kontrollit, ku lartësia e zjarrit duket se arrin deri në tre metra, ndërsa era ka ndryshuar kah duke riaktivizuar vatrat e shuara gjatë paradites.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërprerë punën për momentin pasi është e pamundur të ndërhyhet në këto kushte. Problematike paraqitet situata edhe në Tragjas ku po punohet aktualisht, harta e hapësirës së përfshirë nga flakët është zgjeruar.
Për shkak të erës dhe temp të larta. Tre vatra aktive masive raportohen edhe në Selenicë, në terrene të thella dhe të vështira. Në një bilanc paraprak ka mbi 200 ha tokë kullota dhe pyje të djegur. Aktualisht është e pamundur ndërhyrja nga ajri, pasi helikopterët e ministrisë së Mbrojtjes janë në remont.
Ndërkohë pritet që zjarrfikëset ta nisin aksionin gjatë orëve të mbrëmjes./abcnews.al