Kishin mbetur në det të hapur, policia shpëton 2 familjet kosovare në Karaburun, mes tyre 2-vjeçari

schedule09:36 - 21 Korrik, 2022

schedule 09:36 - 21 Korrik, 2022

Dy familje kosovare, të cilat kishin mbetur në det të hapur dhe e kishin të pamundur të ktheheshin me mjetin e tyre lundrues në breg janë shpëtuar nga Policia Kufitare e Vlorës.

Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim për 2 familje kosovare që ishin duke lundruar në det, me një motoskaf, në afërsi të Gadishullit të Karaburunit, Vlorë, dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, pasi mjeti kishte pësuar defekt.

Pas njoftimit shërbimet e Policisë Kufitare janë organizuar dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen në breg të familjeve që ishin në rrezik mbytjeje.

Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë në breg, me mjetet e Policisë Kufitare, 5 shtetasit kosovarë, midis tyre dhe një fëmijë 2 vjeç, të cilët aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!