Mesfushori dhe kapiteni i Tiranës, Erando Karabeci, foli pas ndeshjes ndaj Laçit. Në fjalën e tij, Karabeci tha:
NDESHJA – “Sinqerisht, më pëlqeu fakti që luajta dhe që morëm fitoren. U bënë shumë muaj që nuk luaj 90 minuta. Çdo gjë funksionoi në rregull, ekipi luajti shumë mirë. Nuk i lamë hapësira kundërshtarit. Pjesae dytë mund të ishte më e mirë, por dhe kundërshtari ka ato minutat e veta, kështu është futbolli. Laçi është një ekip shumë i vështirë, të vazhdojmë kështu”.
FORMA FIZIKE – “Fizikisht, ndihem shumë mirë, pasi kam kohë që punoj. Kam punuar dhe veçmas ekipit. Nuk është njësoj si të stërvitesh e të vraposh, e si të luash ndeshje. Në ndeshje, ke kontakte, përplasje. Duhet të merrja shumë minuta që ta përballoja sfidën. Nuk jam në 100%, por me kalimin e kohës, mund të kap formën time maksimale”.
TITULLAR – “Që të jem i sinqertë, nuk mendoj se kam qenë 100%, stafi më ka parë në stërvitje dhe kanë vendosur të mos rrezikojnë. Prapë, unë mendoj se edhe nëse do të kisha luajtur më përpara, me eksperiencë mund ta ndihmoja skuadrën. Gjithsesi, jam shumë i lumtur që u riktheva”, përfundoi Karabeci./abcnews.al