“Kaq i them! Provo e preke votën”, Berisha sfidon hapur Ramën: E kam armik me bindjen më të thellë

schedule21:26 - 11 Korrik, 2022

schedule 21:26 - 11 Korrik, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar hapur kryeministrin Edi Rama lidhur me vjedhjen e votave. Duke theksuar dhe njëherë se e ka armik, Berisha u shpreh se nuk do t’ia falë kurrë zgjedhjet e fundit të 25 prillit 2021, ku kryeministri përdori patronazhistët.

“Me bindjen më të thellë, Ramën e kam armik, për dy arsye, por njëra është më kryesorja, vota. Ky njeri ka ardhur në pushtet pa i vënë kush asnjë stërkëmb. Ka fituar një palë zgjedhje, që të vëzhguara, është thënë se kryeministri ka zbatuar vendimin e tij. Ka një vendim, i cili përjashton shtetin nga partia në zgjedhje. Unë jam marrë gjithë jetën me këtë punë dhe ju them se nuk ka kriter më themelor se ky për zgjedhje të ndershme, sepse nëse kryeministri nuk do të dorëzojë pushtetin, mobilizon gjithë shtetin dhe një parti që nuk ka as 1/5 e këtyre potencialeve e ka të pamundur të fitojë

Edi Rama e faktoi këtë, por Glover është ajo që deklaroi në zgjedhjet lokale u përdor gjerësisht shteti në zgjedhje, e përdori edhe më shumë në zgjedhjet e fundit, ku përdori patronazhistët, gjakun, krimin në Elbasan, etj. Nuk ja fal kategorikisht zgjedhjet Ramës”, tha Berisha në emisionin Open.

Berisha the me bindje se në mënyrë absolute nuk do ta prekë më vootën e shqiptarëve.

“Nëse tregon një marrëveshje që ka respektuar Edi Rama, më thuaj. Marrëveshjet kur bëhen mes opozitës dhe pushtetit, barra i bie pushtetit t’i zbatojë, dhe unë ja kam zbatuar marrëveshjen atij me rigorozitetin më të madh. Armik do të thotë ai që të shkelmon votën, që nuk të lejon të votosh. Në mënyrë absolute ai s’do mund të prekë më votën e shqiptarëve. Ta prek ta provojë. Le ta provojë. Kaq i them: Provoje!”, tha Berisha. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!