Pas mjeteve të tonazhit të rëndë, është ndaluar edhe lëvizja e autobusëve drejt Greqisë.
Policia shqiptare bën të ditur se është njoftuar nga pala greke për bllokimin e këtyre mjeteve në Kapshticë.
“Në vijim të njoftimit të dhënë më parë, ku Policia Kufitare Greke, ka njoftuar Policinë Kufitare të Kapshticës për bllokimin e lëvizjes së kamionëve, ju informojmë se:
Përveç bllokimit të lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë), do të ndalohet lëvizja deri në një njoftim të dytë dhe për autobuzët.”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al