Shpëtim Duro dhe Pashk Laska kanë shtrënguar duart dhe bashkëpunimi mes tyre për sezonin e ardhshëm nuk do të vazhdojë.
Drejtuesit e Lacit tani duhet të gjejnë një trajner tjetër, ndërkohë që Duro ikën me rekordin e kalimit të dy tureve në kupat e Europës.
Me Stavri Nicën e Armando Cungun bardhezinjtë kishin kaluar nga një tur në të shkuarën. Duro tani pret ofertat nga klube të tjera. / abcnews.al