Kapitull i ri për Armando Brojën, sulmuesi shqiptar shumë pranë kalimit te Fulham

schedule14:32 - 1 Shkurt, 2024

schedule 14:32 - 1 Shkurt, 2024

Duket se do të jenë orët e tij të fundit me fanellën e Chelsea, pasi për Armando Brojën ka një interes tepër të lartë nga Fulham.

Siç raportojnë gazetarë të ndryshëm, Fulham ka ofruar një shumë prej 3 milionë paund për huazimin e sulmuesit shqiptar deri në fund të sezonit dhe Chelsea duket se është dorëzuar duke pranuar ofertën.

Gjithashtu, gazetari François Plateau thekson se në marrëveshje do të jetë edhe opsioni i të drejtës së blerjes nëse Broja përmbysh detyrat e tij me sukses te Fulham.

Sulmuesi shqiptar ka si synim rikthimin e formës së tij më të mirë dhe thirrjen në skuadër për Euro 2024 me kombëtaren shqiptare./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!