Kapiteni refuzon grumbullimin me Rusinë, shkak lufta në Ukrainë

schedule14:18 - 15 Mars, 2022

schedule 14:18 - 15 Mars, 2022

Artem Dzyuba, kapiteni i Rusisë, ka kërkuar të mos grumbullohet nga kombëtarja e vendit të tij për shkak të situatës në Ukrainë.

Sulmuesi i Zenit më parë është sulmuar me deklarata nga futbollistë të Ukrainës, të cilëve ai u kthye edhe një përgjigje.

Trajneri i Rusisë, Karpin, ka deklaruar: “Të dielën folëm në telefon me Artem dhe na siguroi se do që të luajë me skuadrën kombëtare.

Për momentin, për shkak të situatës së vështirë në Ukrainë, ku ka shumë të afërt, kërkoi falje dhe kërkoi që për arsye familjare të mos grumbullohej kësaj radhe.

Kemi rënë dakord që të qëndrojmë në kontakt me të dhe të ndjekim paraqitjet e tij me Zenitin”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!