Kapet varka e peshkimit me 2 tonë kokainë në Spanjë, arrestohet kreu shqiptar i celulës së “Kartelit Ballkanik”

schedule11:45 - 17 Shtator, 2023

schedule 11:45 - 17 Shtator, 2023

Më shumë se dy tonë kokainë janë zbuluar në varkën e peshkimit Bestarruza. Si pasojë, janë arrestuar katër persona në portin Rías Baixas në Spanjë pasi morën drogën nga një tregtar. Shtetasit janë dy shqiptar, një argjentinas dhe një spanjoll.

Gjithashtu, në pranga ka rënë dhe një tjetër shtetas shqiptar, i cili konsiderohet si një nga drejtuesit e celulën e kartelit ballkanik që kishte selinë në Galicia, ku shkoni dërgesat.

Dëshmitë kundër të gjithëve të grumbulluara nga Policia Kombëtare dhe të paraqitura në gjykatë ishin të mjaftueshme që ata të burgosen pa kushte, si ata që udhëtonin me anijen e peshkimit Bestarruza, ashtu edhe drejtuesi i dyshuar i grupit.

Sipas mediave spanjolle, Karteli Ballkanik, njihet edhe një ndër organizata më e fuqishme e trafikut të drogës sot, e cila u zbulua se qëndronte pas anijes së peshkimit të kapur në ujërat pranë Pontevedra./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!