Kapet trafikanti shkodran, shkon në 38 numri i të arrestuarve për “Mezhgoranin”

schedule09:43 - 29 Korrik, 2021

schedule 09:43 - 29 Korrik, 2021

Ka shkuar në 38 numri i personave që shkuan pas hekurave në kuadër të operacionit të koduar “Mezhgorani” që nisi goditjet në shkurt të vitit 2020, por që pjesa më e madhe e të arrestuarve dolën nga qelia.

Sot është arrestuar nga policia në Gjirokastër Albano Kalej 31 vjeç, banues në Shkodër, i cili akuzohet për prodhim dhe shitje droge.

Prokuroria e Gjykatës së Shkallës Parë Përmet prej disa muajsh kishte dërguar urdhrin e ndalimit, ndërsa sot është ekzekutuar nga policia duke e dërguar në qeli./ Abcnews.al