Ka rënë në prangat e policisë greke 28-vjeçari sirian që ka grabitur në mënyrë sistematike udhëtarët në aeroportin e Athinës “Eleftherios Venizelos”.
I riui me te kaluar të rëndë kriminale, i cili ka vuajtur për disa herë dënim me burg për vjedhjet që ka bërë u arrestua të shtunën e 16 prillit nga autoritetet greke.
Protothema.gr ka publikuar disa video në të cilat duket 28-vjeçari, i cili vjedh çantat, portofolat, telefonat dhe tabletat e udhëtarëve.
Mësohet se emigranti sirian i shiste pajisjet e vjedhura në tregun e zi.
/abcnews.al/