Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kapet shqiptari në Itali, kishte fshehur në makinë 40 kg kokainë me vlerë 10 mln euro

schedule13:03 - 4 Shtator, 2022

schedule 13:03 - 4 Shtator, 2022

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi është kapur me 40 kilogramë kokainë të pastër, e cila sipas autoriteteve italiane ka një vlerë tregu mbi 10 milionë euro.

Shqiptari e kishte fshehur drogën në makinë dhe në shtëpi, ndërsa u kap gjatë një kontrolli rutine, që më pas rezultoi në kapje të madhe droge.

Gjithashtu në banesën e shqiptarit u  gjetën para cash, të ardhura të konsideruara nga shitjet, si dhe mjete që përdoren për paketimin e drogës.



Mediet italiane raportojnë se një pjesë e sasisë së kokainës u gjet në timonin e makinës.

Shqiptari eshë arrestuar në Ancona të Italisë. Ndërsa pas hetimeve rezultoi se 30-vjeçari shqiptar ishte në kërkim nga Guardia di Finanza e Bresciaa, e cila prej disa kohësh po e mbante në mbikëqyrje,  për shkak se i riu  kishte marrë një apartament në Ankona në via Primo Maggio dhe  në Baraccola, të cilin e përdorte  si laborator për përpunimin dhe ruajtjen e drogës.

 

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!