Autoritetet greke kanë sekuestruar një sasi të madhe kokaine dhe kanabisi në portin e Patras. Në pranga janë vënë katër persona, 46, 51, 54 dhe 61 vjeç.
Sipas rojeve bregdetare, u gjetën më shumë se 24 kilogramë kokainë dhe rreth 110 kilogramë ekstrakte të bimës hidroponike të kanabisit, ndërsa sipas hetimeve, aksioni i të arrestuarve kishte për qëllim importimin e sasive të mëdha droge nga Greqia drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Roja Bregdetare bën të ditur se vendndodhja e sasisë së drogës dhe arrestimi i katër personave, ka ardhur pas një hetimi që kishte nisur disa muaj më parë. g.v/abcnews.al