Kapet peshkaqeni dhelpër i gjatë rreth tre metra në ishullin e Sazanit

schedule11:45 - 24 Gusht, 2019

schedule 11:45 - 24 Gusht, 2019

Kapet peshkaqeni dhelpër në afërsi të ishullit të Sazanit. Peshkaqeni është i gjatë rreth 3 metra ndërsa peshon rreth 200 kg. Peshkaqeni dhelpër nuk konsiderohet nga më të rrezikshmit, por as nuk është miqësor.

Ai është kapur në det të hapur larg Sazanit, në veri të ishullit ndërsa qëndron në thellësi të mëdha.

Futet në llojin e specieve në rrezik zhdukje. Asnjëherë nuk rri në afërsi të bregut të detit dhe gjithmone lundron në 70 metra thellësi. /ABC News Albania 24/7